Aktualitet

Për herë të dytë brenda javës, Gledis Nano shkon sërish në SPAK

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Gledis Nanos në SPAK, nëse ka lidhje me arrestimin e Bledar Zenelit apo atentateve të ndodhura së fundmi në Shqipëri.

2 Gusht 2022, 12:07 Nga A.B
Për herë të dytë brenda javës, Gledis Nano shkon
Gledis Nano

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Me urdhër të SPAK ditën e sotme është arrestuar shtetasi Bledar Zeneli i cili dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale në mbështetje të ISIS. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Gledis Nanos në SPAK, nëse ka lidhje me arrestimin e Bledar Zenelit apo atentateve të ndodhura së fundmi në Shqipëri.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Nano është paraqitur në SPAK.

gledis nano ne spak

Sondazh

Poll