Aktualitet

U përfundoi afati/ Emiljano Shullazi lë regjimin '41 bis', bashkë me të edhe Aliko e Balla

Bashkë me Emiljano Shullazin, regjimin e posaçëm e kanë lënë edhe Albjon Aliko e Genci Balla.

2 Gusht 2022, 11:49 Nga A.B
U përfundoi afati/ Emiljano Shullazi lë regjimin '41 bis',
Emiljano Shullazi, Albjon Aliko dhe Genci Balla

TIRANË- Emiljano Shullazi ka lënë qelitë e '41 bis' pasi i ka përfunduar afati i izolimit dhe është transferuar në paraburgimin e 313-ës. Bashkë me të regjimin e posaçëm e kanë lënë edhe Albjon Aliko e Genci Balla. Në qelitë e '41 bis' vijojnë ende të izoluar Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri, e vëllezerit Klemend e Eldi Cala.

Regjimi “41 bis” ka nisur të aplikohet në burgjet e vendit tonë në janar të vitit 2019, i marrë nga përvoja italiane. Thelbi i këtij regjimi është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.

Shullazi ka qënduar 2 vite në regjimin "41 biss" ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’. Ai është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale. E po ashtu, po gjykohet edhe për disa të tjera, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005, pasi akuzohet si bashkëpunëtor.

emiljano shullazi albion aliko genci balla

Sondazh

Poll