Politike

Rama kërcënon ‘zaptuesit’ e plazheve: Me ligjin e ri nuk do guxoni të sfidoni më shtetin (VD)

6 Gusht 2019, 09:03 Nga DOSJA
Rama kërcënon ‘zaptuesit’ e plazheve: Me ligjin e ri nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ligjin e ri që ai do t’i propozojë Kuvendit në shtator në lidhje me menaxhimin e vijës bregdetare.

Rama teksa ka postuar një video shkuran se zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë. Ndërsa shton me tëj se ligji i ri do sigurojë të gjithë të mos guxojnë të sfidojnë qytetarin dhe shtetin.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin??”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë numri një i qeverisë tregoi se shumë shpejt në Kuvend do të depozitohet ligji i ri për menaxhimin e vijës bregdetare. Sipas Ramës do të jetë qeveria ajo që do menaxhojë bregun dhe jo më bashkitë. Ndërkohë për disa ditë me radhë Policia po vijon aksionin “Plazhi i lirë”, ku ka liruar disa hektarë plazhe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama plazhi i lire zaptuesit e plazheve edi rama plazhi i lire zaptuesit e plazheve

Sondazh

Poll