Politike

Dhënia e shtetësisë shqiptare, priten ndryshime në ligj, Voda: Ministria e Brendshme mund të vendosë mbi Presidentin

6 Gusht 2019, 09:16 Nga DOSJA
Dhënia e shtetësisë shqiptare, priten ndryshime në ligj,

Tiranë- Për marrjen e nënshtetësisë shqiptare zv/ministrja Rovena Voda ka deklaruar se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare. Ajo ka paralajmëruar se do të ketë ndryshim në ligjin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

Ajo shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë por nga lidhjet etnike ndërsa u shpreh se shteti shqiptar mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare.

“Të lindurit apo banuesit në Shqipëri nuk do të mbeten pa nënshtetësi. Pasaportë dhe për investitorët që kanë interes kombëtar”, është shprehur ajo.

Theksojmë se zv/ministrja deklaroi se nënshtetësitë e  dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin,  mund të hiqen me propozim të ministrit të Brendshëm.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhënia e shtetësisë shqiptare ndryshime në ligj për pasaportat rovana voda dhënia e shtetësisë shqiptare ndryshime në ligj për pasaportat rovana voda

Sondazh

Poll