Politike

Me barkun e rrumbullakosur, Olta Xhaçka mes avionëve ushtarakë (FOTO)

6 Gusht 2019, 08:36 Nga DOSJA
Me barkun e rrumbullakosur, Olta Xhaçka mes avionëve

Tiranë- Me barkun e  rrumbullakosur, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shfaqur së fundmi mes avionëve ushtarakë.

Ajo shfaqet e veshur në të zeza por duket qartë se ministrja është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Deri më tani ajo nuk preferuar të flasë publikisht për pritjen e saj të ëmbël.

“Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre, pjesë e njësisë së operacioneve speciale amerikane në Evropë, përdorën këto ditë për qëllime stërvitore infrastrukturën dhe hapësirën tonë ajrore, e cila pritet të përmirësohet ndjeshëm me investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës. Prania e avionëve të përmasave të tilla të ushtrisë amerikane është dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar të SHBA ndaj Shqipërisë, vëmendje që vitet e fundit është konkretizuar me modernizimin e FA dhe trajnimin e ushtarakëve tanë.
Ndërkohë që njësia e operacioneve speciale amerikane zgjedh Shqipërinë si vendin e duhur për stërvitjen e tyre, në anën tjetër të oqeanit, një grup pilotësh të Forcës sonë Ajrore po stërviten për përdorimin e helikopterëve Black Hawk.
Falënderoj Qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për kontributin në rritje dhe vëmendjen gjithnjë e më të madhe ndaj hapave të sigurt që vendi ynë po hedh në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes”, shpreh Xhaçka. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olta xhacka xhaçka shtatzënë olta xhacka xhaçka shtatzënë

Sondazh

Poll