Aktualitet

Verë 2022! Italianët zgjedhin Shqipërinë, 7 rajone të Italisë preferojnë Tiranën

Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për 7 rajone italiane, Emilia Romagna, Liguria, Marche, Puglia, Toscana, Umbria dhe Veneto

2 Gusht 2022, 09:04 Nga A.B
Verë 2022! Italianët zgjedhin Shqipërinë, 7 rajone të
Plazh

ITALI- Muaji gusht është vetëm për pushime e këtë po bëjnë italianët. Ata kanë pronotuar pushimet e tyre dhe një nga destinacionet më të pëlqyera për këtë javë sipas ANSA është edhe Tirana. 

Ndër destinacionet më të dëshiruara nga italianët për këto javë është Catania, Tirana dhe Palermo.

Catania është zgjedhja e parë për udhëtarët që vijnë nga Piemonte. Tirana është në krye të preferencave të rezervimit për 7 rajone italiane, Emilia Romagna, Liguria, Marche, Puglia, Toscana, Umbria dhe Veneto. Qyteti tjetër sicilian në krye, Palermo, është një destinacion pushimi për ata që nisen nga Lazio, Lombardia dhe Marche, ndërsa destinacioni i parë sardinez në renditje, Olbia, pushton para së gjithash udhëtarët që do të nisen nga Veneto.

 46% e italianëve me pushime në gusht, do të udhëtojnë për një periudhë nga 7 deri në 13 ditë, 18% do të bëjnë një pushim 5/6 ditësh, ndërsa 11% do të shkëputen për një periudhë më të gjatë, nga 14 në 20 ditë.

pushime 2022 tirane itali italianet ne shqiperi

Sondazh

Poll