Aktualitet

Arrestohet 'PRINCI' në Itali, vrasësi vepronte për mafian shqiptare, lidhja me Elvis Demçen

Costacurta, së bashku me një burrë tjetër, akuzohen për kryerjen e vrasjes së Alessio Marzani.

1 Gusht 2022, 14:56 Nga A.B
Arrestohet 'PRINCI' në Itali, vrasësi vepronte për
Matteo Costacurta dhe Elvis Demçes

ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Romë, përfshirë dhe Matteo Costacurta, të njohur si 'Princi'. 

38-vjeçari quhet Princ pasi ai mban një mbiemër të fisnikërisë veneciane. Costacurta ka një shtëpi në Olgiata, drejton një B&B në zonën e San Pietro dhe është i apasionuar pas Polo, si dhe është shumë aktiv nëpër festa. Sipas mediave italiane, ai kishte një jetë të dyfishtë.

Costacurta, së bashku me një burrë tjetër, akuzohen për kryerjen e vrasjes së Alessio Marzani.

PO SI ËSHTË LIDHJA E 'PRINCIT' ME SHQIPTARËT?

Arrestohet 'PRINCI' në Itali, vrasësi vepronte për

Daniele Gallarello , një trafikant droge i drejtohet Elvis Demçes (bosin italo-shqiptar) dhe Daniele Corvesi (ish-futbollisti i të rinjve të Lazios) 45 mijë euro për të punësuar një vrasës me pagesë që vret Alessio Marzani. Arsyeja? Ky i fundit i kërkonte një mijë euro në muaj nga Gallarello, si dëmshpërblim dhe mirëmbajtje, pasi e kishte ruajtur drogën për llogari të personave të tjerë.

Demçe dhe Corvesi, punësuan Matteo Costacurta dhe një burrë tjetër (aktualisht ende anonim) për të realizuar planin. Ata planifikojnë operacionin në detaje. "San Pietro" është një nga pseudonimet e Matteo Costacurta, i cili përmendet në përgjimet që janë zbuluar pas ndalimit të Demçes.

Më 22 tetor 2022, Alessio Marzani bie viktimë e një prite në via Leonardi, në Acilia. Ai e gjen veten përballë dy vrasësve. Autorët e mbështjellin teksa ai ngiste një biçikletë dhe e qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e goditur në gjoks dhe në krahun e majtë. Marzani arrin që të arratiset brenda një pallati. Një banor i hap derën, ndërsa një fqinj kontakton me karabinierët. 

Arrestohet 'PRINCI' në Itali, vrasësi vepronte për

Matteo Costacurta, një person me "natyrë shumë të lartë kriminale"

'La republicca' shkruan se Costacurta, është një person me “natyrë shumë të lartë kriminale”. Sapo ai merr foton e personit që do të eliminohet, vë planin në zbatim.

elvis demce matteo costacurta

Sondazh

Poll