Aktualitet

Masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, Ramiz Mici i ftohtë, nuk shfaq asnjë shenjë pendese

Krejtësisht i ftohtë ai ka pranuar para policisë dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit

1 Gusht 2022, 14:43 Nga A.B
Masakroi me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, Ramiz Mici i
Ramis Mici

TIRANË- Ramis Mici, i cili u arrestua një ditë më parë pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Krejtësisht i ftohtë ai ka pranuar para policisë dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.

Ngjarja e rëndë ku mbeti viktimë 37 vjecarja Jetlira Elezi u regjistrua mëngjesin e së shtunës në lagjen “Skëndërbej”, ku çifti jetonte në një banesë të marrë me qera. Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

ramis mici

Sondazh

Poll