Aktualitet

Ishte në kërkim për ngacmim seksual, policia ndalon autorin, 25-vjeçari kundërshton policinë

I riu me inicialet K.V, u ndalua nga policia mirëpo ai i kundërshtoi gjatë shoqërimit.

1 Gusht 2022, 14:34 Nga A.B
Ishte në kërkim për ngacmim seksual, policia ndalon autorin,
Policia

TIRANË-Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për veprën penale 'ngacmim seksual'. I riu me inicialet K.V, u ndalua nga policia mirëpo ai i kundërshtoi gjatë shoqërimit. Policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale "Ngacmimi seksual". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Ngacmimi seksual", pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Ky shtetas, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll