Bota

"Është koha për diplomaci", Vulin për tensionet në Veri: SHBA të bindë Kosovën për një zgjidhje

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme serbe, Vulin ka porositur serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandër Vuçiç”.

1 Gusht 2022, 12:48 Nga d.a.
"Është koha për diplomaci", Vulin për tensionet
Vulin

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi sot se muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci, teksa ka komentuar bllokadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme serbe, Vulin ka porositur serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandër Vuçiç”.

Ai tha se nuk pret asgjë nga Prishtina, por pret që Bashkimi Evropian, nën ndërmjetësimin e së cilit u arritën dy marrëveshje për formimin e Asociacionit, të formojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë pres që Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar se kanë ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojnë të përdorin këtë ndikim për të mirë… të vazhdojë të përdorë ndikimin për të bindur [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin që të arrijë një zgjidhje. Në thelb, kjo nuk është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por është një çështje mes Beogradit e BE-së dhe shteteve që kanë ndikim në Kosovë. Shpresoj që këtë muaj të kemi bisedime që do të çojnë në arritjen e paqes në Kosovë”, tha Vulin.

Vulin shtoi se bashkësia ndërkombëtare ka pasur reagimin e duhur përsa i përket tensioneve në Kosovë, ku ambasadori amerikan ishte ai që kërkoi shtyrjen e këtij vendimi nga qeveria e Kosovës.

“…Ata gjithmonë do të jenë në anën e Kosovës, por ka disa çështje kur nuk mund të jesh”, shtoi Vulin.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin aleksander vulin

Sondazh

Poll