Bota

Lideri çeçen reagon për tensionet në veri, Kadyrov: NATO është nxitësi, kërkon të hapë plagët në Ballkan

Në një shkrim në Telegram, Kadyrov theksoi se arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për nxitje nga jashtë.

1 Gusht 2022, 11:50 Nga d.a.
Lideri çeçen reagon për tensionet në veri, Kadyrov: NATO
Ramzan Kadyrov

KOSOVË- Kreu i Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se eksizton një palë e tretë e nxitësve pas konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës të nisur që mbrëmë në Mitrovicë. Kadyrov ka akuzuar drejtpërdrejt NATO-n për pvrfshirje dhe nxitje të tensioneve mes dy vendeve.

Në një shkrim në Telegram, Kadyrov theksoi se arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për nxitje nga jashtë.

Aleanca perëndimore ka vendosur të zgjedhë plagën që po shërohet në Ballkan. Arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për nxitje nga jashtë. Përpara se palët të kishin kohë për të diskutuar ndonjë gjë, NATO-ja tashmë shpall gatishmërinë luftarake dhe tërheq forcat e saj në kufi”,-shkroi ai.

Si rezultat, sipas tij, Evropa do të përfitojë nga përplasja mes dy vendeve, ai i bëri thirrje serbëve dhe banorëve të Kosovës që të “heqin NATO-n nga ekuacioni dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Ndërsa Ballkani lufton mes vete, i gjithë Perëndimi do të qëndrojë prapa, duke protestuar herë pas here kundër shkeljes së të drejtave”, shpjegoi Kadyrov.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin ramzan kadyrov

Sondazh

Poll