Bota

VIDEO/ Nis heqja e barrikadave, tre kamionë largohen nga rruga që të çon në Jarinjë

Sipas një videoje të publikuar nga Express, kamionët e vendosur nga serbët në shenjë proteste kanë nisur të argohen nga rruga kryesore.

1 Gusht 2022, 11:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis heqja e barrikadave, tre kamionë largohen nga rruga që
Kamione ne Jarinje

KOSOVË- Pas bllokimit prej mbrëmjes së djeshme të pikës kifutare të Jarinjës dhe Brnjakës tashmë 3 nga disa kaminotët e vendosur janë larguar.

Sipas një videoje të publikuar nga Express, kamionët e vendosur nga serbët në shenjë proteste kanë nisur të argohen nga rruga kryesore.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin jarinje

Sondazh

Poll