Bota

Qëndrimi ndryshe nga politika, flasin qytetarët serbë që po pajisen me fletëdeklarime kur hyjnë në Kosovë

Qytetarët serbë duke hyrë në Kosovë, thanë për KosovaPress se vendimet për fletëdekalrime si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë janë keqtrajtim për të dy popujt dhe një budallallëk.

1 Gusht 2022, 12:22 Nga d.a.
Qëndrimi ndryshe nga politika, flasin qytetarët serbë që po
Merdar

KOSOVË- Qytetarët serbë që po ia mësyjnë Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare po vazhdojnë të pajisen me fletëdeklarime për hyrje-dalje në territorin e Kosovës.

Qytetarët serbë duke hyrë në Kosovë, thanë për KosovaPress se vendimet për fletëdekalrime si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë janë keqtrajtim për të dy popujt dhe një budallallëk.

Të gjithë qytetarët, shqiptarët dhe serbët pësojnë, kjo nuk është në rregull, është një budallallëk, të them të drejtën, keqtrajtimi i popullit, nuk e shoh qëllimin e kësaj, është thjesht inat”, tha qytetari serb duke hyrë në Kosovë.

Një qytetar tjetër, tha se pajisja me fletëdeklarim për të hyrë në Kosovë nuk është një problem i madh për të.

Nuk ka problem, nuk është problem për mua, çfarë të them tjetër, edhe kjo do të zgjidhet brenda dy ditëve. Unë nuk jam ai qe duhet te vendos për këtë, jam thjesht një njeri qe udhëtoj këtu, punoj dhe jetoj këtu, andaj nuk di çfarë te them, unë nuk merrem me politikë, kam lindur këtu poshtë, unë jetoj atje poshtë, tani dikush tjetër do ta vendosë. Unë me të vërtetë nuk kam asnjë problem me këtë”, tha ai./KP/

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciproritetin

Sondazh

Poll