Bota

VIDEO/ Nënkryetari i Listës Srpska shkon në Jarinjë, nuk pranon të flasë për gazetarët

Pranë zonës është parë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç i cili edhe pas interesimit të gazetarëve për të marrë një deklaratë të tij lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri, ai nuk ka pranuar të flasë.

1 Gusht 2022, 11:34 Nga d.a.
VIDEO/ Nënkryetari i Listës Srpska shkon në Jarinjë, nuk
Igor Simiç

KOSOVË- Pak minuta më parv ka nisur largimi i kamionëve nga rruga që të çon për në pikën kufitare të Jarinjës në Veri të Kosovës pas tensioneve të nisura që mbrëmë.

Pranë zonës është parë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç i cili edhe pas interesimit të gazetarëve për të marrë një deklaratë të tij lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri, ai nuk ka pranuar të flasë.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin igor simiç

Sondazh

Poll