Bota

Koordinimi për situatën në Veri, mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla dhe Sveçla

Sipas njoftimit të presidencës takimi u zhvillua më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

1 Gusht 2022, 12:40 Nga d.a.

Koordinimi për situatën në Veri, mblidhen Osmani, Kurti,

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë mbledhur në një takim

Sipas njoftimit të presidencës takimi u zhvillua më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e presidencës thuhet se do të vazhdohet me koordinimin e plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll