Bota

Deputeti maqedonas për stiuatën në Veri: Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës pasi ai njihet për qëndrimet e tij antishqiptare dhe është mbështetës i Rusisë.

1 Gusht 2022, 12:32 Nga d.a.
Deputeti maqedonas për stiuatën në Veri: Mbështetje për
Apasiev

MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës pasi ai njihet për qëndrimet e tij antishqiptare dhe është mbështetës i Rusisë.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Apasiev.

Apasiev në Maqedoninë e Veriut njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE. Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

dimitar apasiev tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll