Bota

Premtim i "guximshëm", Sunak thotë se do të bëjë uljen më të madhe të taksave që nga koha e Thatcher

Sunak, i cili fillimisht u pa si favoriti për të zëvendësuar Boris Johnson, po lufton për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe kundër Sekretares së Jashtme Liz Truss, e cila ka premtuar ulje të menjëhershme të taksave.

1 Gusht 2022, 11:01 Nga d.a.
Premtim i "guximshëm", Sunak thotë se do të
Rishi Sunak

BRITANI- Ministri i fundit britanik i financave Rishi Sunak, i cili sipas mediave nga ishulli është realisht në garë për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe, premtoi uljen e tatimit bazë me 20 për qind deri në vitin 2029.

Sipas BBC, Sunak, i cili fillimisht u pa si favoriti për të zëvendësuar Boris Johnson, po lufton për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe kundër Sekretares së Jashtme Liz Truss, e cila ka premtuar ulje të menjëhershme të taksave.

Sunak tha se ai mbeti i fokusuar në frenimin e inflacionit, por pasi të arrihet kjo, ai do të vazhdojë me një plan tashmë të shpallur për të ulur tatimin mbi të ardhurat me një qindarkë në vitin 2024 dhe më pas për ta ulur atë me tre pena të tjera deri në fund të parlamentit të ardhshëm, ndoshta rreth 2029.

Sunak theksoi se plani do të shënojë uljen më të madhe të tatimit mbi të ardhurat që nga koha e Margaret Thatcher, "Zonja e çelikut" ishte kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar në vitet 1980.

"Është një vizion radikal, por është gjithashtu real," tha Sunak, një ditë përpara se anëtarët e Partisë Konservatore të fillojnë të marrin fletëvotimet për të votuar për kreun e ri të partisë. Ai shtoi se ulja e taksave do të financohet nga rritja e ekonomisë dhe disiplinimi i shpenzimeve publike.

Britania e Madhe ka kërkuar një kryeministër të ri që nga 7 korriku kur Johnson u detyrua të jepte dorëheqjen pas muajsh skandalesh. Deputetët konservatorë reduktuan numrin e kandidatëve në Tras dhe Sunak dhe vendimin për kryeministrin e ri do ta shpallin më 5 shtator.

rishi sunak zgjedhjet ne britani liz truss

Sondazh

Poll