Politike

Situata në veri të Kosovës/ Alibeaj: Provokim nga strukturat paralele serbe

Alibeaj thotë se mbështesin hapat që po merr qeveria e Kosovës ndërsa quan lëvizjet e serbëve si provokim.

1 Gusht 2022, 08:21 Nga A.B
Situata në veri të Kosovës/ Alibeaj: Provokim nga strukturat
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Përmes një reagimit të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', Alibeaj thotë se mbështesin hapat që po merr qeveria e Kosovës ndërsa quan lëvizjet e serbëve si provokim.

REAGIMI:

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike mbështesim  hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë. Partia Demokratike mbështet institucionet e Kosovës në ruajtjen e rendit dhe të ligjshmërisë në të gjithë territorin e saj. Partia Demokratike mbështet rrugën e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe sovranitetit të saj. Partia Demokratike ndjek me vëmendje situatën e krijuar në veri të Kosovës si pasojë e provokimeve nga strukturat paralele serbe.

Partia Demokratike duke mbështetur vullnetin e institucioneve të Kosovës, duke nxitur bashkërendimin me partnerët tanë strategjikë do të jetë në çdo kohë në krah të  Kosovës në rrugën e konsolidimit të shtetësisë dhe të pavarësisë si dhe në ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

tensione per reciproritetin enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll