Politike

PL reagon sërish për Parkun e Butrintit, Blushi: Edi Rama po kryen tradhti kombëtare

Ndërkohë ai i bën thirrje të gjithëve që të reagojnë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe vijon akuzat ndaj Ramës duke thënë se po i bën atentat kombit shqiptar.

31 Korrik 2022, 21:19 Nga e.k
PL reagon sërish për Parkun e Butrintit, Blushi: Edi Rama po kryen
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Pergjithshëm i Shtëpisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish në lidhje me dhënien me koncension të Parkut të Butrintit ku nuk kurseu akuzat për kreun e qeverisë. 

Me anë të një postimi në Facebook Blushi e akuzon Ramën për lënien e Parkut Kombëtar të Butrintit në administrim të Richard Hodges për të cilin thotë që është një albanofob ndërsa kryeministrin e akuzon për tradhti kombëtare.

"Caktimi i Hodges, si anëtar i bordit drejtues në koncensionin korruptiv dhe antikushtetues të Butrintit dhe drejtues shkencor i planit të menaxhimit të tij, është një tjetër tregues i qartë i vënies në funksion nga Edi Rama, për llogari të armiqve të Shqipërisë, të axhendës së shkatërrimit, shpopullimit dhe goditjes pa mëshirë të identitetit tonë kombëtar. Urrejtja e madhe ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, nxjerrja në ankand e kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, shkatërrimi në Tiranë, Durrës dhe në të gjitha qytetet e vendit të simboleve tona kombëtare dhe sëfundmi dorëzimi i Butrintit në duart e albanofobit Richard Hodges, provojnë qartë se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një Esad Pashë i ri", shkruan Blushi. 

Ndërkohë ai i bën thirrje të gjithëve që të reagojnë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe vijon akuzat ndaj Ramës duke thënë se po i bën atentat kombit shqiptar.

POSTIMI I TEDI BLUSHIT

partia e lirisë tedi blushi

Sondazh

Poll