Politike

Agim Nesho: Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të Partisë së Lirisë

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për festimet në shtetin “Skëndërbej” pas hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

31 Korrik 2022, 21:59 Nga e.k.
Agim Nesho: Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin
Agim Nesho

TIRANË- Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, një një deklaratë për mediat u shpreh se anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të PL.

"Anëtarësimi sa më shpejt i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një nga qëllimet kryesore të Partisë së Lirisë. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE ishte një akt i nevojshëm që e afron më tepër Shqipërinë drejt rrugës europiane, por jo i mjaftueshëm për të realizuar sa më parë aspiratën e popullit tonë për anëtarësim në BE. Ne falenderojmë vendet e BE-së dhe Komisionin Europian për gjykimin dhe veprimin e tyre të matur për t’i përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt në BE me një vizion të qartë gjeopolitik për të bashkuar hapësirat europiane dhe mbyllur rrugën e hyrjes së influencave të huaja në Europë", shkruan Nesho.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për festimet në shtetin “Skëndërbej” pas hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

"Kjo qeveri e shikon procesin si të njëanshëm duke lënë mënjanë opozitën;
duke keq-administruar dhe shpërdoruar fondet publike dhe pasurinë e popullit në nëpërkëmbje të vlerave dhe parimeve europiane;duke anashkaluar dhe refuzuar Procesin jetik të Berlinit dhe ofruar projekte të tjera paralele si Ballkani i Hapur që e largojnë më shumë Shqipërinë nga rruga europiane", shtoi ai.

DEKLARATA E AGIM NESHOS

partia e lirisë agim nesho

Sondazh

Poll