Bota

Lajmi për shtyrjen e vendimit shkon me vonesë në pika kufitare, lëshohet dokumenti i parë i reciprocitetit

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve, që ishin planifikuar të zbatoheshin nga 1 gushti duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.

1 Gusht 2022, 07:47 Nga A.B

Lajmi për shtyrjen e vendimit shkon me vonesë në pika kufitare,

KOSOVË- Pak minuta pasi Qeveria e Kosovës lajmëroi se ka shtyrë vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, në pikat kufitare u lëshua dokumenti i parë i masës së reciprocitetit. Duket se ky lajm arriti me vonesë në pikat kufitare, pasi në Merdare një qytetar u pajis me dokument.

Lajmi për shtyrjen e vendimit shkon me vonesë në pika kufitare,

Barrikadat janë vënë më 31 korrik nga serbët lokalë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për targat e makinave që lëshojnë autoritetet e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës dhe dokumentet për hyrje/dalje për qytetarët serbë kur të hyjnë në njërën nga pikat kufitare në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimeve, që ishin planifikuar të zbatoheshin nga 1 gushti duke thënë se dënon ashpër bllokimin e rrugës në veri të Kosovës.

tensione per reciproritetin

Sondazh

Poll