Bota

Vendimi i Kosovës për shtyrje të reciprocitetit, BE kërkon heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri

Borrell, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator.

1 Gusht 2022, 07:33 Nga A.B
Vendimi i Kosovës për shtyrje të reciprocitetit, BE kërkon
Josep Borell

BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për reciprocitet me Serbinë deri më 1 shtator.

Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres heqjen e të gjitha barrikadave rrugore menjëherë. Çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në BE”, tha Borrelli.

Qeveria tha se ka dëgjuar kërkesën e SHBA-së për shtyrje të vendimit për reciprocitet me Serbinë për 1 muaj, me kusht që barrikadat rrugore në veri të hiqen menjëherë.

josep borell tensione per reciproritetin

Sondazh

Poll