Bota

Vrasja brutale e shitësit nigerian, Italia 'pushtohet' nga protestat, mediat italiane jehonë indiferencës së qytetarëve

Shitësi ambulant nuk ishte në gjendje të ngrihej pasi Ferlazzo e sulmoi atë, tregon video, sepse italiani përdori peshën e tij për të mbajtur Ogorchukëu-në poshtë.

31 Korrik 2022, 18:01 Nga e.k
Vrasja brutale e shitësit nigerian, Italia 'pushtohet' nga
Një protestues që mban në duar fotografinë e viktimës

ITALI- Vrasja e shitësit ambulat me origjinë nigeriane Alika Ogorchukëu ka ngritur në protesta qindra qytetarë të këtij komunitetit dhe jo vetëm që në shenjë revolte kanë marshuar në sheshin kryesor të Civitanova Marche.

Me fotografinë e tij në duar ata kërkonin drejtësi për vrasjen brutale të Alikas nga 32-vjeçari Filippo Claudio Giuseppe Ferlazz, i cili është arrestuar nga Policia. Pamjet e incidentit tregojnë Ferlazzo duke përdorur patericën e shitësit për ta goditur atë. Ogorchukëu kishte humbur punën e tij pasi u godit nga një makinë. Ai duhej të përdorte një paterica për të ecur pas aksidentit.

Shitësi ambulant nuk ishte në gjendje të ngrihej pasi Ferlazzo e sulmoi atë, tregon video, sepse italiani përdori peshën e tij për të mbajtur Ogorchukëu-në poshtë.

"Agresori e ndoqi viktimën, duke e goditur fillimisht me paterica," tha hetuesi i policisë Matteo Luconi në një konferencë për shtyp. "Ai e bëri atë të binte përtokë, më pas ai përfundoi, duke shkaktuar vdekjen, duke e goditur vazhdimisht me duar të zhveshura".

Policia ka urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së Ogorchukëu.

“Dënimi im nuk është vetëm për krimin, por është edhe për indiferencën”, tha për Sky News kryebashkiaku i Civitanova Marche, Fabrizio Ciarapica.

"Një baba u vra në një mënyrë mizore dhe raciste ndërsa kalimtarët bënin video pa e ndaluar agresorin," tha ish-kryeministri Matteo Renzi. Ai u bëri thirrje njerëzve të reflektojnë "për atë që po bëhemi".

Ajo që bëri më shumë bujë ishte fakti që ndërkohë që shumë banorë të Civitanovës filmonin skenën me celularët e tyre, askush nuk ndërhyri për të ndalur dhunën vrasëse të 32-vjeçarit. Të gjitha forcat politike në Itali, nga e djathta ekstreme tek e majta italiane, e dënuan pa asnjë hezitim këtë vrasje barbare.

Rreth njëqind nigerianë që jetojnë në zonën e gjerë, u mblodhën pasdite në vendin e vrasjes dhe shprehën hidhërimin dhe indinjatën e tyre që asnjë dëshmitar okular nuk u përpoq të ndihmonte bashkatdhetarin e tyre fatkeq.

itali

Sondazh

Poll