Bota

Protestanti i parë në krye të vendit, shuhet në moshën 94-vjeçare ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos

I njohur si "Edi i Qëndrueshëm", siç e quajnë qytetarët e Filipineve , shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1998.

31 Korrik 2022, 16:48 Nga e.k
Protestanti i parë në krye të vendit, shuhet në moshën
Fidel Ramos

FILIPINE- Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë zhvillimi dhe paqeje, vdiq sot në moshën 94-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja pas konfirmit të bërë nga zyrtarët e lartë të vendit.

I njohur si "Edi i Qëndrueshëm", siç e quajnë qytetarët e Filipineve , shërbeu si president nga viti 1992 deri në 1998.

Ushtarak karriere, ai ishte protestanti i parë që fitoi postin e lartë në kombin me shumicë katolike, pavarësisht nga kundërshtim i Kishës. Por ashtu si zyrtarë të tjerë të lartë të brezit të tij, Ramos luajti një rol në diktaturën e Ferdinand Marcos Sr, i cili pa mijëra të vrarë dhe mijëra të burgosur arbitrarisht.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllime duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.

"Ai lë pas një trashëgimi shumëngjyrëshe dhe një vend të sigurtë në histori për pjesëmarrjen e tij në ndryshimet e mëdha të vendit tonë, si oficer ushtarak dhe shef ekzekutiv", tha zyra e Presidentit  Ferdinand Markos.

filipine fidel ramos

Sondazh

Poll