Politike

'Ramën e dëshpëroi antimitingu'/ Berisha: I bërtiste Çuçit, paguajmë 200000 rroga s’të përgjigjen as 1/20

Sipas Berishës, Rama ishte i dëshpëruar për pjesmarrjen në koncert

31 Korrik 2022, 07:28 Nga A.B
'Ramën e dëshpëroi antimitingu'/ Berisha: I
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë një foto nga koncerti i zhvilluar ditën e premte në Tiranë për 100 vjetorin e marëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA-së e për të festuar çeljen e negociatave me BE-në. Sipas Berishës, Rama ishte i dëshpëruar nga pjesmarrja në koncert, të cilin e quan antimiting. Ai thotë se Rama i ka kërkuar llogari ministrit Bledi Çuçit për numrin e pjesmarrëse.

'Foto e antimitingut qe e deshperoi shume Ramen.Ne darke i bertiste ne kupe te qiellit Çuçit: paguajme 200000 rroga s’te pergjigjen as 1/20 e tyre! Tradhetar! Tradhetar! sb'- shkruan Berisha në 'Facebook'.

Në shesh u organizua nga Partia Socialiste e të ftuar kishte këngëtarë të njohur të showbizit shqiptar.

sali berisha

Sondazh

Poll