Aktualitet

Vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin, java e parë e gushtit me temperatura të larta, çfarë thonë sinoptikanët

Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

31 Korrik 2022, 14:15 Nga e.k
Vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin, java e parë e
Foto ilustruese

TIRANË- Moti nuk parashikon surpriza as për javën që vjen prandaj të gjithë ata që marrin pushimet ditët e para të gushtit të bëjnë gati valixhet për tu nisur në destinacionet që kanë planifikuar. Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

Vala e të nxehtit afrikan godet sërish vendin, java e parë e

Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s. Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veirut si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.

sherbimi meterologjik ushtarak

Sondazh

Poll