Aktualitet

VD- Momenti kur “Shqiponjat” shtrijnë në tokë djalin e xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca

Efektivët e “Shqiponjës” kanë “kërcyer” nga mjeti dhe kanë arritur të arrestojnë Gjergj Ndrecën, i cili shihet i shtrirë në tokë.

31 Korrik 2022, 13:38 Nga A.B
VD- Momenti kur “Shqiponjat” shtrijnë në tokë djalin
Momenti i arrestimit

LEZHË- Ky është momenti kur shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar Gjergj Ndrecën e kanë ndërmarrë aksionin për arrestimin e tij. Dosja.al siguron me video momentin kur policia ndalon mjetin e më pas nxjerr me forcë nga aty Ndrecën, djalin e xhaxhait të deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. 

Gjergj Ndreca ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve naroktike dhe policia kishte marrë njoftim se 30-vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca. Për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalim. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin e tij, për të shpëtuar kështu Ndrecën nga prangat.

Efektivët e “Shqiponjës” kanë “kërcyer” nga mjeti dhe kanë arritur të arrestojnë Gjergj Ndrecën, i cili shihet i shtrirë në tokë.

30-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë, ndërsa u procedua penalisht E. N., 22 vjeç dhe Ervin Ndreca, 25 vjeç, banues në Lezhë pasi akuzohen për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

gjergj ndreca lezhe

Sondazh

Poll