Aktualitet

67 kg kabanis me vete dhe 7 celularë, arrestohen 4 shqiptarë në Greqi

Po ashtu në këtë rrjet është shpallur në kërkim dhe një shqiptar tjetër, i cili arriti ti largohej policisë.

31 Korrik 2022, 13:33 Nga I.A
67 kg kabanis me vete dhe 7 celularë, arrestohen 4 shqiptarë në
Foto Ilustruese

GREQI- Katër shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Igumenicë të Greqisë. Mësohet se shqiptarët u kapën, pas një operacioni të policisë greke për drogë. Në kufirin e gjelbër janë ndaluar dy makina, ku e para shërbente për të kontrolluar rrugën, ndërkohë që makina e dytë kishte brenda një sasi prej 66 kg 690 gram kanabis. 

Po ashtu në këtë rrjet është shpallur në kërkim dhe një shqiptar tjetër, i cili arriti ti largohej policisë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 48 pako me 66 kg 690 gram kanabis, 2190 euro dhe 7 celularë.

arrestohen 4 shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll