Aktualitet

30-vjeçari italian masakron me shkop bejsbolli shqiptarin, ende nuk dihen motivet e sherrit

Ka qenë pikërish e reja që ka tentuar të ndihmojë shqiptarin e dhunuar por shoku i saj italian nuk e ka lejuar, mdaje ai e ka tërhequt atë zvarrë dhe e ka futur në makinë. Sikur të mnos mjaftonte rrahja me shkop bejsbolli 30-vjeçari ka tentuar që të shtypë me makinë shqiptarin.

31 Korrik 2022, 12:25 Nga d.a.
30-vjeçari italian masakron me shkop bejsbolli shqiptarin, ende nuk dihen
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Pescara, rreth orës 14:00, ku një 30-vjeçar italian ka sulmuar me shkop bejsbolli një 38-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave vendase, ka qenë ndërhyrja e një karabinieri që ndodhej për patrullim aty pranë që ka shmangur një tragjedi të mundshme. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes por sipas rikonstruksionit të karabinierëve, italiani ndodhej në makinën e tij me një vajzë, më të re në moshë.

Ka qenë pikërish e reja që ka tentuar të ndihmojë shqiptarin e dhunuar por shoku i saj italian nuk e ka lejuar, mdaje ai e ka tërhequt atë zvarrë dhe e ka futur në makinë. Sikur të mnos mjaftonte rrahja me shkop bejsbolli 30-vjeçari ka tentuar që të shtypë me makinë shqiptarin.

Karabinierët ndaluan sulmuesin dhe arritën të gjenin dhe armën e fothtë, ndërkohë që hetimet e mëtejshme dhe të menjëhershme bënë të mundur gjetjen e një vespa Piaggio, model Primavera, e vjedhur më 26 korrik, e përdorur nga shqiptari.

italiani plagos shqiptarin itali policia italiane

Sondazh

Poll