Aktualitet

Arrestohet 21 vjeçari në Ksamil, policia i zbulon kanabis në banesën e marrë me qera

Personi me inicialet A.S, banues në Fier, u vu në pranga pas kontrollit që u ushtrua në banesën e marrë me qera nga ai

31 Korrik 2022, 12:30 Nga A.B
Arrestohet 21 vjeçari në Ksamil, policia i zbulon kanabis në
Policia Sarande

SARANDË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i është zbuluar një sasi me kanabis në banesën që kishte marrë me qera. Forcat blu sqarojnë se personi me inicialet A.S, banues në Fier, u vu në pranga pas kontrollit që u ushtrua në banesën e marrë me qera nga ai. Policia ka gjetur dhe sekuestruar 61 doza me lëndë të dyshuar si kanabis sativa. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ky shtetas qëndronte me qira, në Ksamil, iu gjetën dhe iu sekuestruan 61 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa

 

arrestim ne sarand sarande

Sondazh

Poll