Aktualitet

Dogji hangarin në gjendje të dehur, arrestohet 42-vjeçari në Korçë

Mësohet se në gjendje të dehur, ai i vuri zjarrin një hangarit në pronësi të një 65-vjeçari.

31 Korrik 2022, 13:05 Nga I.A
Dogji hangarin në gjendje të dehur, arrestohet 42-vjeçari
Policia

KORÇË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Maliqit. Mësohet se në gjendje të dehur, ai i vuri zjarrin një hangarit në pronësi të një 65-vjeçari.

Brenda hangarit kishte bazë ushqimore për bagëtitë si dhe 4 m³ dru zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq. 

policia e korces arrestohet nje 42-vjeçar

Sondazh

Poll