Bota

Gjendet një predhë ushtarake në plazhin e Prevezës

Një predhë 30 centimetra është gjetur në një shkëmb, në plazhin e Prevezës, Kastrosykia.

31 Korrik 2022, 09:35 Nga s.s
Gjendet një predhë ushtarake në plazhin e Prevezës
Autoriteti Portual i Prevezës

PREVEZË- Një predhë prej 30 centimetrave e gjatë është gjetur në një shkëmb, në një nga plazhet më të frekuentuara të Prevezës, Kastrosykia. Në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, Autoriteti Portual i Prevezës është njoftuar për zbulimin e mjeteve ushtarake në zonën detare të Kastrosykia, pas një strehe peshkimi, raporton protothema.gr.

Zyrtarët e Autoritetit Portual të Prevezës të cilët kanë mbërritur në zonë kanë konstatuar një objekt të panjohur e cila mendohet se është një predhë ushtarake rreth 30 centimetra në një shkëmb, jashtë detit dhe kanë vazhduar menjëherë me shënjimin e zonës. Për neutralizimin e tij është njoftuar Shërbimi kompetent i ushtrisë.

predhe ushtarake predhe preveze

Sondazh

Poll