Sport

Covid-19 i shkaktoi probleme shëndetësore, ish-shoku i skuadrës së Rey Manaj nuk mund të luajë më në Itali

Leo Sena nuk mund të luajë më në Itali. Lojtari i cili prej një viti nuk luante për shkak të problemeve me Covid-19 ka shkëputur kontratën me Spezian

30 Korrik 2022, 19:16 Nga DOSJA

Covid-19 i shkaktoi probleme shëndetësore, ish-shoku i skuadrës

ITALI- Leo Sena nuk mund të luajë më në Itali. Lojtari i cili prej një viti nuk luante për shkak të problemeve me Covid-19 ka shkëputur kontratën me Spezian. Braziliani iu nënshtrua edhe kontrolleve në Romë nga doktori Paolo Zeppilli, specialist i kardiologjisë dhe mjekësisë sportive, pa marrë dot certifikimin. Shtypi brazilian raporton se 26-vjeçari u diagnostikua me miokardit, një inflamacion i muskulit të zemrës.

Lojtari, pikërisht për shkak të mosrinovimit të certifikatës konkurruese mjekësore-sportive, nuk mund të luajë më në Itali. 26-vjeçari, i cili kishte një marrëveshje me Spezian deri në vitin 2024, i është dashur t'i thotë lamtumirë klubit të Serisë A.

E.Ç (Dosja.al)

sena manaj spezia

Sondazh

Poll