Politike

Meta nxjerr fotot: Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar

Me anë të një statusi në facebook, Meta ka ndarë dy foto të gazetave të kohës së komunizmit që si karikaturist kanë Edi Ramën. 

30 Korrik 2022, 15:19 Nga e.k
Meta nxjerr fotot: Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e
Ilir Meta

TIRANË- Duket se Ilir Metës nuk i del inati me Edi Ramën pasi kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij se ka lidhje me ish-sigurimin e shtetit dhe se ka spiunuar një shok që po arratisej. Me anë të një statusi në facebook, Meta ka ndarë dy foto të gazetave të kohës së komunizmit që si karikaturist kanë Edi Ramën. 

"Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve. Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t'i dhënë ndëshkimin e merituar", shkruan Meta.

POSTIMI I KRYETARIT TË PL-së ILIR META

ilir meta

Sondazh

Poll