Politike

Berisha ndan fotot nga rivendosja e marrëdhënieve më SHBA-në: Rama dhe Soros po falsifikojnë historinë

Berisha shkruan se këtë gjë do e bëj për shkak të falsifikimit të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama dhe George Soros.

30 Korrik 2022, 12:41 Nga I.A
Berisha ndan fotot nga rivendosja e marrëdhënieve më
Fotoja nga Departamenti i Shtetit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që të publikojë me foto dhe video të gjitha takimet e tij më zyrtarë të SHBA-së në 31-vitet e fundit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë një fotot në Departamentin e Shtetit nga momenti i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Berisha shkruan se këtë gjë do e bëj për shkak të falsifikimit të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama dhe George Soros.

Postimi i Plotë:

Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video. Miq, për shkak të fallsifikimit banal, si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre. Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

george soros sali berisha edi rama

Sondazh

Poll