Aktualitet

FOTO/ SPAR me produkte të mykura, qytetari bën denoncimin: “Nuk jemi kafshë”

5 Gusht 2019, 15:16 Nga DOSJA
FOTO/ SPAR me produkte të mykura, qytetari bën denoncimin: “Nuk

TIRANË-  Në supermarketet e vendit bëhet kërdia përsa i përket datave të skadencave dhe mirëmbajtjes të produkteve. Aty ku atyre produkteve me datë skadence të kaluar u mbivendosen etiketa, e atyre që po u afron, kalohen në fund të frigoriferëve. E përpos datave të skadencave, shija e tyre lë për të dëshiruar…

Me një kontroll të thjeshtë ditor rastet e shkeljeve flagrante në supermarketet edhe më në zë në vend, me siguri do të ishin të panumërta. Të tilla raportohen çdo ditë nga qytetarët në redaksinë tonë.

Një rast i fundit ka të bëjë me një produkt djathi të prodhuar nga kompania “Erzeni” dhe e shitur në rrjetin e supermarketeve “Spar”.
I alarmuar, konsumatori ka dërguar fotot e djathit të mykur që shitet në “Spar” dhe paralajmëron të tjerët që të kenë vëmendjen e plotë kur zgjedhin ato që do të konsumojnë.
Konsumatori ka shkruar:

“Publikojeni ju lutem nëse mundësi qe njerëzit të kenë me kujdes se çfarë marrin të hanë, nuk jemi kafshe.”
Stafi i JOQ Albania kontaktoi me Erzeni shpk në lidhje për të marrë një reagim në lidhje me djathin e prodhuar nga kjo kompani.

Reagimi:

“Mirëdita. Në përgjigje të shqetësimit të qytetarit për produktin Djathë kaçkavall dele, ju sqarojmë se: ne kundëretiketë është e shkruar qartë afati i përdorimit 07-08-19. Në etikëtën e djathërave nuk është kusht vendosja e datës së prodhimit (etiketat janë prodhuar me sasi të madhe para shumë kohësh) Mjafton data e afatit të përdorimit që vendoset në kundëretiketë. Etiketat për djathërat vakuum ishin prodhuar në sasi të madhe, ndaj kemi marrë masa që brenda këtij muaji të dalim me etiketat e reja, ku të perputhen të gjitha të dhënat. Kundër etiketa e vendosur nga marketi, është plotësuese sipas rregulloreve të tyre të brendshme, ndërkohe që në kundër etiketën e vendosur nga kompania jonë, duket qartë afati i përdorimit të produktit. Në lidhje me produktin me myk: s’na vjen mirë, që hallkat e kontrollit në market, nuk e kanë verifikuar që ambalazhi është i dëmtuar, ka marrë ajër e rjedhimisht produkti myket. Ky produkt nuk duhej të ishte në raftet e shitjes, problematike e cila duhet të ishte shmangur për të mbrojtur konsumatorin. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.”

Pas këtij reagimi ku përgjegjësia i atribuohet kontrollit në market dhe ambalazhit të dëmtuar, i cili për pasojë ka sjellë edhe mykjen e djathit, stafi i JOQ Albania kontaktoi edhe me rrjetin ”Spar”.

Reagimi:
“Përshëndetje, ju falenderojmë që na kontaktuat dhe përcollët mesazhin. Rastin e kemi raportuar te personat përkates në mënyrë që të merren masat e nevojshme. Faleminderit.”
Përsa i përket reagimit të “SPAR”, me anë të ët cilit në njëfarë mënyre e ka nënkuptuar përgjegjësinë, cila është puna e kontrollorëve, autoriteteve përgjegjës mbi supermarketet?
Mos ndodh rëndom siç mbyllet çdo situatë e ngjashme në Shqipëri, me një telefonatë, jam miku i filanit, apo të tjera mënyra?
Situatën e gjykoni ju.

Marrë nga JOQ

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncim produkte te mykura spar denoncim produkte te mykura spar

Sondazh

Poll