Politike

'Shqipëria po zbrazet', Meta: Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit

Meta ka bërë thirrje për bashkim pasi siç shprehet ai kjo është një anxhendë antikombëtare shpopullimi që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!

29 Korrik 2022, 20:02 Nga e.k
'Shqipëria po zbrazet', Meta: Të bashkohemi për të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me shpopullimin e vendit. Me anë të një postimi në facebook Meta shprehet se familjet po humbin fëmijët ndërsa atdheu po humb rininë.

"Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë", shkruan Meta.

Meta ka bërë thirrje për bashkim pasi siç shprehet ai kjo është një anxhendë antikombëtare shpopullimi që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!

POSTIMI I ILIR METËS

ilir meta partia e lirisë

Sondazh

Poll