Aktualitet

Vranë shitësin në Kamëz, dënohet me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti, 26 vite për shokun e tij

5 Gusht 2019, 08:12 Nga DOSJA
Vranë shitësin në Kamëz, dënohet me burgim të

TIRANË- Çështja e vrasjës e shitësit të marketit në Kamëz një vit më parë ka përfunduar me dënim maksimaj për një të akuzuar dhe dënim me 26 vite burg për tjetrin. Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodën.

Togat e zeza bazuar në provat e sjella nga Prokuroria kanë gjeutr fajtor dy të akuzuarit për vrasjen e rëndë që ndodhi më shumë se një vit më parë në Kamëz. Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hodaj, kanë pranuar grabitjen, por gjatë shqyrtimit të çështjes janë munduar t’ia faturojnë njëri-tjetrit organizimin dhe përdorimin e armës së zjarrit që solli edhe pasojat më të rënda.

Kurti ka marrë pjesën më të madhe të fajit, pasi gjatë hetimit është zbuluar ka qenë ai personi që ka qëlluar me armë Buçin, në sy të gruas dhe djalit të tyre të mitur. Por ashtu ka qenë dhe vet gruaja Rita Buçi, që ka identifikaur Kurtin si vrasës.

Përgjimet e të akuzuarve

Policia pas ngjajres së rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 23 prillit të vitit të kaluar, nisi një krehje të të gjithë Kamzës. Dhe pse menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, mes tyre dhe dy autorët, por që u liruan për t’u arrestuar më vonë. Të nesërmen ishte një përgjim i telefonatave, të Rruzhdi Hoës që solli zbulimin e të gjithë ngjajres. Pas këtij përgjimi, Policia ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e Hodës, i cili është shprehur i penduar dhe ka vendosur që të bashkëpunojë duke treguar detaje mbi planin dhe ekzekutimin e tij. Më pas Hoda ka treguar para hetuesve të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe organizimin e të gjithë grabitjes, ku bën fajtor Vladimir Kurtin si ideator.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ku Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë. Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin.  Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën duke u larguar në drejtim të Bovillës duke hedhur maskat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim buçi rruzhdi hodaj vladimir kurti vrasja e shitesit ne kamez agim buçi rruzhdi hodaj vladimir kurti vrasja e shitesit ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2019, 05:26

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...