Sport

Gjendet 'spiuni' i videos së sherrit Juric-Vagnati, është futbollist, por pamjet janë...

Torino po përpiqet të mbyllë historinë e keqe të sherrit mes drejtorit sportiv Vagnati dhe trajnerit Juric pa dhimbje, pra duke kufizuar pasojat në dëmtimin e imazhit të klubit.

29 Korrik 2022, 14:48 Nga DOSJA

Gjendet 'spiuni' i videos së sherrit Juric-Vagnati,

ITALI- Torino po përpiqet të mbyllë historinë e keqe të sherrit mes drejtorit sportiv Vagnati dhe trajnerit Juric pa dhimbje, pra duke kufizuar pasojat në dëmtimin e imazhit të klubit. Identiteti i autorit të videos dhe metoda e përhapjes në rrjetet sociale është diçka edhe më e keqe, sepse flasin për një shqetësim që i ka rrënjët në dhomat e zhveshjes.

Nga video e publikuar mbrëmjen e së mërkurës në rrjetet sociale duket qartë se cila është dhoma e hotelit. Siç zbulon La Stampa - është një dhomë që u është caktuar dy lojtarëve të ekipit të parë. Kushdo që e regjistron videon në një moment mundohet edhe të fshihet.
Lojtari është identifikuar brenda një kohe të shkurtër, megjithatë nuk është përgjegjës për shpërndarjen e videos.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll