Aktualitet

Nisin punimet tek Bulevardi “Zogu I”, ja si do të devijohet trafiku. Rrugët që do jenë të bllokuara

5 Gusht 2019, 08:09 Nga DOSJA
Nisin punimet tek Bulevardi “Zogu I”, ja si do të devijohet

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot se do të nisë rehabilitimin e Bulevardit “Zogu I”.  Por ky projekt nuk do të përfshijë vetëm rregullimin e trotuarit, por dhe të fasadave  në të dy anët e saj dhe do të zgjasë për disa muaj.

Për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti. Bashkia e Tiranës në një njoftim bën me dije se ka nisur kufizimi i qarkullimit të automjeteve për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë punimeve të ndara në disa faza, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug. Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug. Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug. Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.

Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve. Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri. Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri. Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane bulvardi zogu i devijimi i rrugeve trafiku ne tirane bashkia tirane bulvardi zogu i devijimi i rrugeve trafiku ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2019, 05:26

Evropa ime: Bota pa tё djeshme

Tendenca e minimalizmit ka vite që është në rritje. Shumë njerëz që ndodhen në fillim të moshës së rritur ose pak para daljes në pension, duan të jetojnë duke m...

Aktualitet 4 Gusht 2019, 18:52

Dalin pamjet e para të atentatit në Vlorë (VD)

VLORË– Kanë dalë pamjet e para  nga vendi i ngjarjes në Vlorë. Dosja.al ka mundur që të fiksojë disa momente pas atentatin, ku ndodhen forca të shumta Poli...