Aktualitet

Korçë, plagosi me armë zjarri Igli Qanin në mars të 2021, arrestohet autori Arteo Tole

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 një vit më parë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Arteo Tale ka plagosur me armë zjarri Igli Qanin, 30 vjeç, banues në Korçë

29 Korrik 2022, 15:36 Nga k.m.
Korçë, plagosi me armë zjarri Igli Qanin në mars të
Foto ilustruese

KORÇË- Arteo Tole, i dyshuari kryesor për plagosjen e Igli Qanit në mars të vitit 2021, është arrestuar sot nga Policia e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 një vit më parë, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Arteo Tale ka plagosur me armë zjarri Igli Qanin, 30 vjeç, banues në Korçë.

Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal, ku në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa një vit më pas, Qani u konflikua fizikisht me disa persona dhe më pas ata e ndoqën 30-vjeçarin me vrap dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. T., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 13.03.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 02.03.2021, në lagjen nr. 7, Korçë, ku ky shtetas në bashkëpunim me 3 të tjerë, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin I. Q., të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë plagosur me armë zjarri tip pistoletë.

igli qani arteo tole

Sondazh

Poll