Art&Argëtim

Kim Kardashian merr vendimin drastik ndaj trupit të saj, vendos të zvogëlojë të pasmet bombastike

Kim Kardashian e cila ka fituar famën vetëm nga të pasmet e saj, së fundmi ka vendosur t'i zvogëlojë. Ajo ka ndaluar proçesin e BBL, e cila është një proçedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit

29 Korrik 2022, 14:24 Nga s.s
Kim Kardashian merr vendimin drastik ndaj trupit të saj, vendos të
Kim Kardashian

SHBA- Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian ka marrë një vendim së fundmi për trupin e saj bombastik, e cila ka vendosur të zvogëlojë të pasmet e saj. Të afërmit dhe miqtë e saj kanë zbuluar se ajo ka ndaluar proçesin e BBL.

BBL është një proçedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve. Një burim i afërt i Kim tha për revistën “The Sun”: “Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj. Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë. Kanye e pëlqeu atë pamje, por i dashuri i ri Pete Davidson thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e do atë sido që të duket. Ajo ka kaluar një ndryshim të madh në jetë me divorcin dhe dëshiron që një pamje e re të shkojë me jetën e saj të re”.

Prej vitit 2006, ajo dhe familja e saj i janë nënshtruar proçedurave kozmetike. Në një intervistë të fundit, Kim ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës. Por shumë persona nuk e besojnë këtë deklaratë të saj.

kim kardashian

Sondazh

Poll