Sport

Tifozët e Atletico Madrid e shpallën 'non-grata', Ronaldo reagon me ironi në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo vazhdon të mos gjejë qetësi. Sulmuesi portugez dëshiron të largohet por ka një kontratë deri në vitin 2023 me Manchester United.

29 Korrik 2022, 14:23 Nga DOSJA

Tifozët e Atletico Madrid e shpallën 'non-grata', Ronaldo

ANGLI- Cristiano Ronaldo vazhdon të mos gjejë qetësi. Sulmuesi portugez dëshiron të largohet por ka një kontratë deri në vitin 2023 me Manchester United. Lojtari kërkon të luajë në Champions League dhe klubi anglez nuk ia garanton këtë gjë. Orët e fundit u përfol për një interesim të Atletico Madrid.

Trajneri i klubit spanjoll Diego Pablo Simeone ka deklaruar vazhdimisht se preferon portugezin sesa Lionel Messin në filozofinë e tij të futbollit. Por tifozët, të cilët e shohin atë si një armik të përjetshëm për shkak të kaluarës së tij si lojtar i Real Madrid nuk e duan në skuadër. Përveç fushatës në rrjetet sociale me hashtagun "# ContraCR7", në miqësoren e fundit ata shpalosën një pankartë ku shkruhej "CR7 Not ëelcome".

Ronaldo ka reaguar në lidhje me këto postime duke shfaqur katër emoji me buzëqeshje mjaft ironike, gati sarkastike ndaj pozicionit të marrë nga tifozët e Atletico Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united atletico madrid

Sondazh

Poll