Politike

VD-Koncerti në shesh/ Meta: Isha i ftuar nga Presidenti në një darkë, dërgjova një fjalim të një halldupi, durova

Meta u shpreh se duroi deri në fund të mbrëmjes, si dhe tha se dëgjoi disa fjalime të një halldupi. 

29 Korrik 2022, 13:58 Nga A.B
VD-Koncerti në shesh/ Meta: Isha i ftuar nga Presidenti në një
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në një darkë nga Presidenti Bajram Begaj, aty ku ishte e pranishme dhe ambasadorja Yiuri Kim. Ai u shpreh se duroi deri në fund të mbrëmjes, si dhe tha se dëgjoi disa fjalime të një halldupi. 

'Unë kam qenë i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darkë ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve. Në ftesat që kam patur nga Presidenti dhe ambasadat. Kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi aty, por për shkak të marrëdhënieve me SHBA, kam qëndruar me durim. Nuk mendoj që është momenti në këto situate varfërie për të harxhuar miliona euro për festa dhe gjëra të tilla. Është e drejtë e tyre. Përkushtimi më serioz në marrëdhëniet me SHBA, është lufta kundër korrupsionit. Në këto vite, Shqipëria ka rënë 27 vende për korrupsionin. Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë është revolucioni antikorrupsion.'-tha Meta.

ilir meta meta 29 korrik 2022

Sondazh

Poll