Politike

VD-"Nuk kam qenë kurrë në konvikt", Meta flet sërish për dosjen: Autoriteti të përballet me ligjin për shkeljet

Meta deklaroi ditën e sotme se Autoriteti i Dosjeve do të përballet me ligjin për akuzat që ka ngritur ndaj tij.

29 Korrik 2022, 13:26 Nga A.B
VD-"Nuk kam qenë kurrë në konvikt", Meta flet
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Autoriteti i Dosjeve do të përballet me ligjin për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se nuk ka qënë asnjëherë në konvikt, siç thuhet në dosje në akuzat që janë ngritur ndaj tij, se është sigurims i shtetit.

' Jam i sigurtë që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër. Absolutisht Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që nuk bëhet, por bëhet me metoda banale, sigurimsash për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet që iu bëhen popullit dhe për të mbajtur në shantazh politikanë, gazetarët etj. 

Eshtë një përgjegjësi e madhe, e Autoritetit që po përmenden emra në publik. Emra të cilët dikur kanë qënë 19 vjec e sot i kanë fëmijët 20 vjec. Se Autoriteti i Dosjeve është institucion që duhet të kujdeset në mënyrën më të përgjegjshme që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe. Autoriteti e di se Ilir Rexhep Metaj nuk ka qënë bashkëpuntor i shtetit, se ka qënë i konfirmuar që në kohën e të madhërishmit Berisha. Ato e dinë shumë mirë se kush ka qënë bashkëpuntori se ajo ndodhet në dy dosjet. Ashtu sikurse  e dinë se Meta nuk ka jetuar në konvikt e nuk ka pasur mundësi që të spiunojë, unë që 1 vjec kam ardhur në Tiranë, kam bërë çerdhen te Pazari i Ri. Nuk kam jetuar në asnjë kohë në konvikt. Personi ne fjalë, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë, se Meta nuk kishte në plan të arratisej në atë kohë se kishte në plan të dilte me të gjitha 10-ta e të dilte pedagog. Do të përmbajnë dhe përgjegjësi individuale.  '- u shpreh Meta.

ilir meta meta 29 korrik 2022

Sondazh

Poll