Politike

VD-Kushi: Do shtohen punonjësit psikosocial dhe mësuesit ndihmës në shkolla

Gjatë deklaratës për mediat, Kushi tha se do të shtohet gjithashtu numri i oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, në mënyrë që të rritet siguria.

29 Korrik 2022, 13:33 Nga I.A
VD-Kushi: Do shtohen punonjësit psikosocial dhe mësuesit ndihmës
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se sot është vendosur shtimi i numrit të punonjësve psikosocial dhe mësuesve ndihmës në shkolla. Gjatë deklaratës për mediat, Kushi tha se do të shtohet gjithashtu numri i oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, në mënyrë që të rritet siguria. Po ashtu ajo theksoi se ofecerët do të vendosen edhe në shkollat e arsimit bazë.

"Synojmë të forojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës. Në këtë kuadër ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psikosocial dhe mësuesit ndihmës. Do shtohen 205 punonjës psikosocial dhe 250 ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe. Sot vijmë me një tjetër vendi. Kemi vendosur të rrisim numrat për oficerët e sigurisë. Vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë. Qëllimi është të ofrojmë më shumë siguri për nxënësit jo vetëm brenda shkollës, por edhe përreth saj. Këtë do e realizojmë në bashkëpunim me shkollat e institucionet lokale. Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do jenë vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat e arsimit bazë, duke i dhënë më shumë prioritet shkollave që kanë një numër më të lartë nxënësish”, tha Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll