Politike

VD-Peleshi: Sulme kibernetike do të ketë edhe në të ardhmen

Po ashtu ai tha se lufta në Ukrainë, ka prishur të gjitha balancat dhe ekuilibrat e rendit botëror.

29 Korrik 2022, 13:28 Nga I.A
VD-Peleshi: Sulme kibernetike do të ketë edhe në të ardhmen
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se sulmet kibernetike ndaj faqeve zyrtare të qeverisë nuk ndodhin vetëm në vendin tonë por kudo. Gjatë deklaratës për mediat, Peleshi paralajmëroi se sulme të tilla do të ndodhin edhe në të ardhmen. Po ashtu ai tha se lufta në Ukrainë, ka prishur të gjitha balancat dhe ekuilibrat e rendit botëror.

“Në rastin e sulmit të fundit kibernetik nuk kanë qenë të targetuara dhe nuk kane arritur te depertojne ne sistemet tona te mbrojtes. Po i konfirmoj publikut të gjerë se asnjë nga sistemet tona të Mbrojtes dhe Forcave të Armatosura nuk eshte prekur e nuk kanë ndaluar në asnjë sekond. E kunderta e vertete per sulmin qe tashme te gjithe e njohin, por unë nuk mund të zbardh detaje në lidhje me kundërofensivën kibernetike, edhe për shkak se është një punë në proces. Keto janë probleme që po ndodhin gjithandej. Jemi ne kohen kur lufta kibernetike nuk është më një domein i së ardhmes, eshte i së sotmes.

Prishja e ekuilibrave të rendit botëror pas agresionit rus ka lëkundur të gjitha balancat e po ndryshon rendin e gjeopolitiken. Ne jemi të vetëdijshëm që do te kete dhe në të ardhmen, madje ka vazhdimisht, do te kete sulme te tilla, po behet me e mira, po behen diskutime te thelluara ne komitetin perkates te mbrojtjes kibernetike ne qeveri e ne secilen prej institucioneve relevante per te ndertuar mure”, tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll