Politike

VD-Denoncon Meta: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin e Tepelenës

Ai ka thënë se sipas qytetarëve që kanë bërë denoncimin 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH nmë Tepelenë ka kushtuar 23 mld euro.

29 Korrik 2022, 13:55 Nga I.A
VD-Denoncon Meta: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një denoncim ditën e sotme. Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Meta ka deklaruar se një situatë e rëndë ka ndodhur në Tepelenë për sa i përket korrupsionit. Ai ka thënë se sipas qytetarëve që kanë bërë denoncimin 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH nmë Tepelenë ka kushtuar 23 mld euro.

"Sa i takon korrupsionit, baza e triumfit të lirisë, dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë të rëndë në Tepelenë ku 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH ka kushtuar 23 mld euro. Hajdutllëk i tmerrshëm thotë një qytetar. Nuk është e mora vetëm për bazë atë denoncim, pasi bëra verifikim se vlera e kontratës është 2 mln e 389 mln lekë pa TVSH, 24 mln lekë. Ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, 11 mln euro. Shkon 28 mln euro për 1.5 km. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim këto plaçkitje në mënyrë profesionale. Në këtë forcë politike do të promovohen ata që kanë prova me fakte”, tha Meta.

ilir meta meta 29 korrik 2022

Sondazh

Poll