Politike

VD-I gatshëm të dëshmojë? Meta: S'ka SPAK që e shpëton Autoritetin, unë jam 10 hapa para të gjithëve

Meta u shpreh se është 10 hapa para të gjithëve e se e di shumë mirë se kush ua ka dërguar e-mail që pretendonte se ai është sigurims.

29 Korrik 2022, 13:41 Nga A.B
VD-I gatshëm të dëshmojë? Meta: S'ka SPAK që e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se nuk ka SPAK e Prokurori që të shpëtojë Autoritetin e Dosjeve nga hetimi. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se është 10 hapa para të gjithëve e se e di shumë mirë se kush ua ka dërguar e-mail që pretendonte se ai është sigurims.

'Unë kam të qartë çdo gjë, jam 10 hapa para të gjithëve. Përpjekja e tyre karagjozëve për shkak se kanë karaktere të përshtira, Unë kam punë të tjera, sot na erdhi denoncimi për bypassin. Ne do të jemi duke dokumentuar vjedhjet e tyre. Nuk ka prokurori e SPAK që ta shpëtojë Autoritetin nga kjo.'- tha Meta.

meta 29 korrik 2022 ilir meta

Sondazh

Poll