Politike

VD-Padi ndaj AIDSSH? Meta: Është ngritur grupi i punës, unë jam 1 milionë % i pastër

Meta tha se Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore. 

29 Korrik 2022, 13:37 Nga A.B
VD-Padi ndaj AIDSSH? Meta: Është ngritur grupi i punës, unë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se është ngritur një grup pune i cili do të merret në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga Autoriteti i Dosjeve. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore. 

'Do mbajnë përgjegjësi ligjore, për këtë rast është një grup pune. Unë jam 1 milionë përqind i pastër. Unë e di shumë mirë burimin e kësaj intrige dhe interesin për të manipuluar opinionin publik. Tani  nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen 5 vjet para, tani ka opozitë të vërtetë, ky regjim i kalbur do ta rrëzojë përdhe shumë shpejt, se ata përdhe janë, po i kishte zënë përsipër gjumi e nuk kishte kush ti dilte si alternativë. Tani alternativa është e qartë.'- tha Meta.

 

meta 29 korrik 2022 ilir meta

Sondazh

Poll